Flash

Video/ Penallti me VAR, gafë e portierit e shtyllë: Erzeni përmbyt Egnatian, që përshëndet kreun

Lapsi.al 10 March 2023
Video/ Penallti me VAR, gafë e portierit e shtyllë: Erzeni

Pas një serie rezultatesh pozitive që e çuan -3 nga kreu, Egnatia është rrëzuar në Niko Dovana. Erzeni është imponuar 2-1 përballë rrogozhinasve, në një ndeshje shumë emocionuese. Kapllani merr fitoren e parë pas pesë javësh zhgënjyese. Tetova në anën tjetër provoi gjithçka për të rikuperuar, duke luftuar deri në sekondën e fundit. Rrogozhinasit patën rezerva për penalltinë e Kahrimanovic që zhbllokoi ndeshjen. Pastaj një gafë e Sherrit lejoi Nonato të dyfishojë e vetëm Dwamena nuk mjaftoi për të rikuperuar. Sulmuesi goditi edhe një shtyllë, për keqardhjen e Egnatias që mund të shohë Tiranën e Partizanin të arratisen.

Rrogozhinasit ishin më kërkues në fillimin e ndeshjes, në përpjekje për tu imponuar. E megjithatë nuk ia dolën që të shënonin. Episodi vendimtar ishte ai i minutës së 33', kur penalltia e akorduar me VAR ndryshoi rrjedhën e lojës. Ndërhyrja e Zejnullait ndaj Ademit në zonë nuk u vlerësua si faull nga arbitri që la lojën të vazhdonte. Protestat e shijakasve u shpërblyen nga VAR, që i ndryshoi mendimin. Penallti e karton i verdhë për Zejnullahin. Nga pika e bardhë Kahrimanovic zhbllokoi rezultatin dhe goditjen e ndjenë rrogozhinasit, që pësuan të dytin pas 5 minutash. Gabimi këtë herë ishte i portierit Sherri, që nuk përmbajti goditjen e dënimit, duke i dhënë mundësinë Nonato ta mposhtë për herë të dytë.

[video width="776" height="436" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/erzeni-1.mp4"][/video]

DWAMENA DIFERENCUES...

Dwamena ishte i vetmi nga të tijtë që nuk u dorëzua dhe hapi lojën me golin e tij në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi vazhdon të shënojë me rregullsi dhe lëshoi sinjalin edhe për të tjerët. Ekipi i Tetovës e nisi pjesën e dytë dhe e zhvilloi të gjithën në gjysëmfushën kundërshtare. Egnatia sulmoi kokë ulur në kërkim të barazimit, duke humbur raste të pastra para Xhikës. Dwamena ishte lojtari më i rrezikshëm i Egnatias. Ish-Levante u ndal nga portieri në dy raste, por edhe nga shtylla. Erzeni shpërdoroi kundërsulmet, duke dështuar të mbyllte ndeshjen.

[video width="776" height="436" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/dwamena.mp4"][/video]

Erzeni ia doli të mbronte avantazhin dhe mori tre pikë të rëndësishme. Një kthim te suksesi pas një periudhe delikate për skuadrën shijakase, që kthehet të mendojë zonën europiane. Egnatia frenohet dhe, nëse mbetet komode për Europën, për titullin gjërat e vështirësohen.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI