Flash

Video/ Karton i kuq në 60 sekonda, pa prekur asnjë top: Felipe Melo përjashtimi rekord

Lapsi.al 10 March 2023
Video/ Karton i kuq në 60 sekonda, pa prekur asnjë top: Felipe Melo
Felipe Melo si Moise Kean, në fakt… më keq. Ashtu si sulmuesi i Juventusit ndaj Romës, edhe ish-mesfushori i bardhezinjve u përjashtua sot te Fluminense. Ndeshja e brazilianit zgjati më pak se një minutë pasi u fut në fushë. Vetëm se Felipe Melo doli nga fusha ende pa prekur asnjë top. “Sa herë që bëj diçka, duket gjithnjë sikur shpërthen bomba, jam mësuar”, tha pas ndeshjes Felipe Melo. Braziliani nuk ngurroi asnjë moment të hidhej në mes të sherrit që shpërtheu në minutën e 88'. E gjitha për shkak të një faulli të Gerson, të Flamengo, ndaj Giovanni. Pas ndërhyrjes së ish-lojtarit të Romës, shpirtrat në fushë u nxehën shumë. U krijua një rrëmujë që zgjati disa minuta dhe në fund arbitri Grazianni Maciel Rocha, nxorri tre kartonë të verdhë dhe një të kuq, pikërisht ndaj Melo. Mesfushori kishte zëvendësuar gjermanin Cano vetëm disa sekonda më parë dhe doli nga fusha duke sharë arbitrin. “Është e vërtetë, ndërhyra edhe unë dhe shtyva një kundërshtar, por nuk ia vlente për një karton të kuq”, ka komentuar Felipe Melo. Mesfushori u kthye në fushë pas bilbilit të trefishtë për të festuar me shokët e skuadrës triumfin në kampionatin Carioca. Ky është titulli i dytë radhazi (Fluminense arriti të mbrojë rezultatin 2-1, pavarësisht inferioritetit numerik).

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI