Flash

Vajza që u shua në aksidentin tragjik, reagimi prekës i motrës: Të mori zoti me vete…

Lapsi.al 10 March 2023
Vajza që u shua në aksidentin tragjik, reagimi prekës i

Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy vajzat 22 dhe 23 vjeç si dhe shoferi 20-vjeçar ka ardhur edhe reagimi i familjarëve të viktimave.

22-vjeçarja, Erisilda Abedini ishte një nga viktimat dhe motra e saj ka reaguar për herë të parë ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e saj.

“O Zot akoma se besoj, të mori zoti me vete drita e motrës,” ka shkruar motra ku ka shpërndarë foton e Erisildës.

Ajo gjithashtu shpërndau edhe një foto të dytë ku shkruhej: “Shpirti i motrës ike nga kjo jetë, më shkatërrove jetën, pse o zot”.

22-vjeçarja po udhëtonte me makinën tip “Audi” me shofer 20-vjeçarin Klevis Ruçajn dhe 23-vjeçaren Sikela Përroi kur automjeti doli nga kontrolli dhe përfundoi disa metra poshtë një nënkalimi në unazën lindore të Tiranës.

Por për shkak të shpejtësisë tej normave, mjeti nuk u fut në rrethrrotullim, por u përplas me barrierat anësore duke i çarë ato e duke përfunduar disa metra më poshtë, ku u përplas me një tjetër makine që po udhëtonte drejt Elbasanit.

Si pasojë e përplasjes tre pasagjerët në automjetin tjetër Hunday mbetën të plagosur. Dy vajzat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa pas disa orësh betejë për jetën në spital ndërroi jetë edhe shoferi 20-vjeçar.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI