Flash

"Të festojmë sot, por nesër jo": Kapllani tregon si motivoi Erzenin, Tetova zbulon pikën më të dobët të Egnatias

Lapsi.al 10 March 2023
"Të festojmë sot, por nesër jo": Kapllani tregon si

“Mendoj se e filluam lojën aty ku e lamë para disa ditësh në Ballsh. Ishte një provë karakteri te sfida e Ballshit. U thashë çunave ku e lamë në Ballsh, ta fillojmë sot me Rrogozhinën. Mendoj se kishim shumë mungesa, por djemtë janë heronj. Treguam karakter, durim, vuajtëm dhe në fund morëm atë që merituam". Xhevahir Kapllani e ka një frymëmarrje lehtësuese fitoren 2-1 kundër Egnatias. Shijakasit nuk fitonin prej 5 ndeshjesh, kështu që ky sukses ka ardhur në kohën e duhur: "Besoj se do na ndihmojë se kampionati ka hyrë në fazë të rëndësishme. Çdo pikë është flori - tha Kapllani -. Vinim pas disa ndeshjeve barazim dhe mendoj se kjo fitore do na vlejë. Shpresoj të vazhdojmë të ecim me këto hapa deri në finish".

Lexo më tej: Video/ Penallti me VAR, gafë e portierit e shtyllë: Erzeni përmbyt Egnatian, që përshëndet kreun

Në fund një bilanc edhe për organikën. Erzeni nuk ka kohë për të humbur, se ndeshjet ashpërsohen, por lajme të mira vijnë nga infermieria: "Shpresoj të na rikthehet Sadiki e Kadriu - tha tekniku -. Krasniqi ka nisur stërvitjen e ka bërë hapa të kënaqshëm. Tani duhet të ulim kokë, të festojmë sot por nesër të mendojmë për javën e ardhshme”, tha Kapllani.

TETOVA: PIKA E DOBËT ISHTE MBROJTJA

“Ishte një pjesë e parë ‘jo’ për ne. Pika jonë më e dobët sot ishte mbrojtja. Kishim Malotën me dhimbe koke, por ishim të detyruar ta provonim se nuk kishim as Kacbufin. Në pjesën e dytë pasi ndryshuam diçka, ishim më të qartë drejt portës kundërshtare. Fatkeqësisht pa arritur rezultatin që kërkonim". Edlir Tetova flet hapur, duke evidentuar defektin e skuadrës së tij në humbjen 2-1 me Erzenin. Tekniku nuk përdor lojëra fjalësh për të treguar cfarë ndodhi me rrogozhinasit. "Ishim në ditë të keqe, se kur çalon mbrojtja është shumë e vështirë të shtysh përpara. Në pjesën e parë, ishim thuajse inekzistentë në sulm, sigurisht edhe për meritë të Erzenit. Në pjesën e dytë ndryshuam modulin, duke luajtur me dy sulmues. Ishte efektive, shkuam drejt portës, ishim më efektivë, pa arritur atë që deshëm”, tha Tetova.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI