Flash

Shënohet viktima e tretë e ditës nga aksidentet

Lapsi.al 10 March 2023
Shënohet viktima e tretë e ditës nga aksidentet

3 jetë të tjera të humbura në 3 aksidente gjatë kësaj të premteje në vendin tonë. Policia e Korçës njofton se rreth orës 18:58 në aksin rrugor Korçë - Pogradec" në afërsi të fshatit Lumalas një këmbësor i moshës i identifikuar si Olger Zhuti, 39 vjeç është përplasur nga një automjet në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin rajonal të Korçës. Viktima është banues në Korçë. Më të rendë ngjarjen e bën largimi i drejtuesit të automjetit nga vendi i aksidentit.

"Më datë 10.03.2023, rreth orës 18:58, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, një këmbësor rreth moshës 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës", - njofton policia. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se për shkak të mungesës së ndriçimit në rrugë viktima është goditur edhe nga automjete të tjera. 

Ky është aksidenti i tretë i shënuar ditën e sotme. Më herët gjatë paradites, një kalimtar humbi jetën në Durrës pasi u përplas nga një betoniere duke lëvizur me biçikletë. Pa u mbushur një orë në Kavajë një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në kanal duke bërë që të humbë jetën një vajzë e re që drejtonte automjetin. Ndërsa në Lezhë një automjet përplasi një fëmijë afgan dhe u largua nga vendi i ngjarjes. për fat të mirë i miturui është jashtë rrezikut për jetën në spital.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shëngjin, aksidentohet një vajzë afgane

Një vajzë e mitur nga Afganistani është aksidentuar në Shëngjin. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa e plagosura është transportuar në s...

19:03

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI