Flash

Sekuestrohen mbi 60 mijë euro të padeklaruara në Morinë, nën hetim i riu

Lapsi.al 10 March 2023
Sekuestrohen mbi 60 mijë euro të padeklaruara në Morinë,

Një shumë e madhe parash, e padeklaruar, është sekuestruar këtë pasdite në pikën kufitare Morinë në Kukës. Policia bën me dije se bëhet fjalë për 61900 euro, ndërsa po ndiqet penalisht 32-vjeçari me inicialet Q.L banues në Itali, që nuk i deklaroi.

Njoftimi i plotë:

Morinë, Kukës/Policia Kufitare, kontrolle intensive për goditjen e veprimtarive kriminale.

Si rezultat i kontrolleve, goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 61 900 euro, procedohet penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit të këtij automjeti, shtetasit Q. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 61 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. L., 32 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Zjarr në ish-godinën e tatimeve në Librazhd

Ish-godina e tatimeve në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Flakët kanë përfshirë disa zyra, ndërsa kjo godin...

09:05

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI