Flash

Regjistrimi në KQZ, Alibeaj: Ankimim për vendimin e Celibashit

Lapsi.al 10 March 2023
Regjistrimi në KQZ, Alibeaj: Ankimim për vendimin e Celibashit

Enkelejd Alibeaj është i bindur se Partia Demokratike do të regjistrohet në KQZ dhe se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Alibeaj tha për ABC News, se dokumentacioni i dërguar në KQZ ishte sipas rregullave dhe parametrave ligjore.

Ndër të tjera, Alibeaj nënvizoi se do të ankimohet vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili nuk pranoi dokumentacionin për regjistrimin e PD-së dhe i la afat 48 orë Lulzim Bashës, që ta sillte të plotë.

“Qëndrimi im është i qartë. Besoj se kemi plotësuar të gjitha kërkesat ligjore sipas Kodit Zgjedhor, në mënyrën më të plotë të mundshme dhe të aktualizuara me situatën dhe gjendjen që është në PD. Ne do të bëjmë sqarimet tona në KQZ, eventualisht edhe ankimin, sipas rregullave dhe sipas të gjitha parametrave ligjorë. Jemi të qartë për një gjë. Jemi në përputhje korrekte dhe maksimale me ligjin dhe mne Kodin Zgjedhor. Partia Demokratike do të regjistrohet dhe do të marrë pjesë në zgjedhje”, theksoi ai./ABC

Të këshilluara

Shëngjin, aksidentohet një vajzë afgane

Një vajzë e mitur nga Afganistani është aksidentuar në Shëngjin. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa e plagosura është transportuar në s...

19:03

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI