Flash

Ndodh edhe kjo/ “Avioni është rënduar shumë, disa duhet të zbresin”

Lapsi.al 10 March 2023
Ndodh edhe kjo/ “Avioni është rënduar shumë, disa
“Avioni është rënduar shumë, dikush duhet të zbresë”. Ishte kjo kërkesa e çuditshme që dëgjuan pasagjerët e fluturimit Az227 të Ita Airways, që nisej nga aeroporti i Londrës me destinacion Milanon. Anëtarët e ekuipazhit njoftuan se shkak ishte era shumë të fortë që mund të pengonte ngritjen e avionit. Në bordin e avionit ishte edhe gazetari italian Gianluigi Nuzzi, i cili e filmoi momentin dhe e hodhi në profilin e tij në Instagram. Nisur nga kushtet e pafavorshme të motit, ekuipazhi llogariti se mbipesha e avionit arrinte në rreth 500 kilogramë. Karburanti shtesë i nevojshëm për t'u ngritur mbi rrokaqiejt e qytetit dhe kjo duhej të kompensohej nga zbritja e disa pasagjerëve. Në fillim u mendua të zbriteshin të paktën 10 persona. Propozimi parashikonte kompensim me një kupon me vlerë 250 euro. Më pas, në fund, pas një negociate të gjatë, u arrit një kompromis. 6 prej pasagjerëve hoqën dorë fluturimi në këmbim të kuponit. Të gjitha bagazhet e tyre u zbritën. Ata do të mund të kthehen në ditët pasuese. Pas kësaj avioni mundi të ngrihej me një vonesë prej 3 orësh. ©LAPSI.al
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Gianluigi Nuzzi (@gianluigi.nuzzi)

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI