Flash

“Dua 1 milion euro”/ Një person merr peng klientët e një farmacie në Gjermani

Lapsi.al 10 March 2023
“Dua 1 milion euro”/ Një person merr peng klientët e

Disa persona u mbajtën peng brenda një farmacie në qendër të qytetit të Karlsruhe të Gjermanisë. Autori i pengmarrjes ishte një person i armatosur që kërkonte 1 milion euro. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe në fillim hyri në negociata me pengmarrësin.

Zona pranë vendit të ngjarjes u rrethua dhe u ndalua qarkullimi edhe pse ajo është një segmentet më të populluara të kësaj kohe për shkak të një panairi që mbahet aty. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe disa ambulanca. Qytetarët që jetojnë në zonë raportuan në polici se po dëgjonin të shtëna armësh.

Thirrjet e para u bënë rreth orës 16:30. Ato sinjalizuan fillimisht se 2 persona po mbaheshin peng në një farmaci. Pas dështimit të negociatave, policia gjermane vendosi të ndërhyjë duke arrestuar autorin dhe duke liruar pengjet.

“Për fat të mirë, asnjë peng nuk u lëndua”, - tha zëdhënësi i policisë, Dennis Krull. Gjatë operacionit policia u kërkoi njerëzve të shmangnin zonën dhe të ndiqnin udhëzimet e efektivëve. Një shkollë aty pranë hapi ambientet e saj për të mirëpritur banorët që ishin penguar të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Nisur nga kjo ngjarje Panairi i Karlsruhes anuloi disa aktivitete që duhej të ishin zhvilluar në mbrëmje. E njëjta farmaci ka qenë objektiv i një sulmi tjetër edhe në të kaluarën. Në janar, një person i maskuar hyri në dhomën e stafit, i armatosur me një sharrë. Ai kishte kërcënuar një punonjës dhe kishte ikur duke i marrë metadonin. Burri më pas u arrestua dhe u dërgua në burg. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI