Flash

Berisha lë Alibeajn me vulë në dorë: S'ka negociata me pengjet!

Lapsi.al 10 March 2023
Berisha lë Alibeajn me vulë në dorë: S'ka negociata me

Pasi fituan logon në gjykatë, grupimi që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha do të mbetet vetëm mediatikisht dhe ligjërisht në proces zgjedhje, sepse Berisha ka refuzuar ofertën për t'i nxjerrë bashkë kandidatët e dalë nga primaret për 14 Maj.

Berisha refuzoi një bashkëpunim të mundshëm me Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën duke i quajtur pengje të Ramës.

"Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë. Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë Pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre. Ndaj Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate" u shpreh Berisha.

Gjykata dhe KQZ vendosën në favor të Alibeajt për logon dhe vulën e Partisë Demokratike, por me afrimin e zgjedhjeve këtij grupimi në PD i mungojnë kandidatët dhe strukturat e nevojshme për të qenë faktor në zgjedhje.

https://lapsi.al/2023/03/09/a-do-rishfaqet-basha-per-te-firmosur-si-kryetar-pd-je/

Të këshilluara

Zjarr në ish-godinën e tatimeve në Librazhd

Ish-godina e tatimeve në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Flakët kanë përfshirë disa zyra, ndërsa kjo godin...

09:05

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI