Flash

Berisha: Do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë

Lapsi.al 10 March 2023
Berisha: Do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të Primareve, Fisnik Qosja për bashkinë Kavajë është shprehur se këto javë janë bërë përpjekjet më antidemokratike, më primitive, më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje.

Ndër të tjera Berisha ka theksuar se:"Do të marrin pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë."

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi po të kthehemi 30 viteve më parë, shumica juaj ndoshta nuk i mban mend ato vite, por çfarë gjejmë në Kavajë, në Kavajë gjen burra dhe gra, djem, vajza e të moshuar, që më shumë se kudo tjetër, në Shqipëri dhe Europë, kishin ruajtur në shpirt vlerat më të çmuara të njeriut. Kishin ruajtur besimin tek zoti, tek familja, tek Kavaja, respektin për njëri-tjetrin, për Shqipërinë.

Kjo ishte shkaku më themelor që Kavaja u zgjua më e fuqishme se kushdo tjetër në agun e ndryshimeve të mëdha. Ishin këto vlera të mbrujtura në shpirtin e kavajasve që ngritën Kavajën në këmbë. Pas 32 vitesh ishin po këto vlera që ngritën demokratët në këmbë si të pamposhtur.

Në një hark kohor 2 vjeçar u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, kurse ne u dëshmuam të pamposhtur. Jo se ne jemi mbinjerëzor, ne jemi tokësor dhe vdekatar si të gjithë të tjerët, por ne njësoll si kavajasit në vitet 1990, besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, i kemi ideale dhe nuk i lëshojmë ato.

Besojmë në kauzë të drejtë dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë për atë, ta mbrojmë atë. Ne u ngritëm dhe nuk u mposhtëm, sepse ne jemi qytetarë dhe qytetare, jemi njerëz të cilët besojmë se gabojmë, nuk e konsiderojmë kurrë veten si të pagabueshëm. Por ama gabimet i njohim dhe nuk i përsëritim, i pranojmë dhe nuk i përsëritim.

E tha Fisniku se ne bëmë gabim 4 vite më parë, shumë të madh. Por do të ju rrëfej unë këtu ju, se këto javë janë bërë përpjekjet më antidemokratike, më primitive, më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Asgjë s’na ndal ne të respektojmë aspiratat vullnetin, përfaqësimin, dëshirat e qytetarëve shqiptarë. Ne do të marrin pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë.

Të këshilluara

Shëngjin, aksidentohet një vajzë afgane

Një vajzë e mitur nga Afganistani është aksidentuar në Shëngjin. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa e plagosura është transportuar në s...

19:03

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI