Flash

Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi: Sipas dokumentit nga gjykata Basha ka të drejtën t’a regjistrojë partinë

Lapsi.al 9 March 2023
Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi: Sipas dokumentit nga gjykata Basha ka të

KQZ-ja ka marrë vendimin sa i takon regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Të dyja grupimet brenda Partisë Demokratike kanë dorëzuar dokumentacionin për tu regjistruar në zgjedhje. Në fjalën e tij Celibashi tha se nuk është KQZ institucioni që vendos se kush e drejton një parti politike, por gjykata. Celiabshi theksoi se KQZ i referohet një dokumenti zyrtar, ndërsa nënvizoi se të drejtën për të regjistruar PD bazuar në dokumentet zyrtare e ka zoti Lulzim Basha.

Fjala e Celibashit:

"Nuk është KQZ që vendos se kush është përfaqësuesi i një partie politike. Për aq kohë sa nuk është KQZ, këtë e merr nga një palë e tretë. E ka përcaktuar ligji i partive politike dhe kodi zgjedhor që përcakton se kush është organi që vendos për drejtimin e partive politike. Është gjykata dhe një dokument që vjen prej gjykatës që përcakton se kush është drejtuesi i një partie politike. Kjo është e qartë për këdo dhe është e kotë që të vazhdojmë diskutimet. Në nenin 9 të ligjit për partitë politike thuhet se regjistrimi i partive bëhet në shkallën e parë të rrethit Tiranë që mban edhe regjistrin e partive politike. Anëtarësia e një partie politike mund të njohin për drejtues të një partie këdo që ata çmojnë dhe vlerësojnë. Por për ligjin dhe institucionet publike, përfshi edhe KQZ-në, ajo që merret në referencë është dokumenti zyrtar.

Do të ishte shumë e dëmshme nëse KQZ do ta merrte këtë vendim bazuar mbi perceptime dhe fakte publike. Kjo për sa kohë që ekziston një dokument zyrtar që vërteton një fakt. Unë mund ta pranoj që në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD-së, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin pasi duhet të marr në konsideratë një dokument zyrtar të gjykatës. Të drejtën për të regjistruar PD-në, bazuar në dokumentet zyrtare që i janë vënë KQZ-së e ka Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së."

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI