Flash

Vuçiç: Nuk do firmos kurrë njohjen e Kosovës dhe futjen e saj në OKB

Lapsi.al 9 March 2023
Vuçiç: Nuk do firmos kurrë njohjen e Kosovës dhe futjen

Duke folur për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk do të nënshkruajë kurrë për kapitullimin e Serbisë. Ai ka akuzuar Albin Kurtin se nuk është i gatshëm të nënshkruajë ngritjen e Asociacionit.

Duke folur për vizitën e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, Presidenti i Serbisë ka thënë se është vështirë të shënohet ketë progres.

“Kurti është i vendosur që të mos e themelojë Asociacionin. Liberalizimi i vizave është inkurajim për Kurtin. Lajçak do të jetë në Beograd të hënën dhe ne do të tentojmë që të shënojmë progres për normalizimin e marrëdhënieve”, - ka thënë Vuçiq për mediat serbe.

“Do ta kem një takim gjysmë-orësh, dhe pastaj de-fakto do të jem me të për 2 ditë për ta gjetur një zgjidhje”, - ka deklaruar kreu i shtetit serb.

“Nuk do të ndodh kurrë që unë ta nënshkruaj kapitullimin e Serbisë. S’do të ketë as kapitullim e as dorëzim. Në mënyrë të vendosur kam thënë para të gjithëve se Serbia nuk do të pajtohet për anëtarësimin e Kosovës në OKB, e as nuk do ta njohim pavarësinë e saj në një mënyrë apo tjetrën”, - ka deklaruar ai. Vuçiç ka thënë se Serbia është e gatshme të bëjë kompromise, ndërsa shqiptarët nuk janë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI