Flash

Video/ Richarlison i vërsulet Conte në transmetim direkt pas eliminimit të Tottenham: “Një sezon m*ti”

Lapsi.al 9 March 2023
Video/ Richarlison i vërsulet Conte në transmetim direkt pas
Tottenham i Antonio Conte nuk arriti të depërtonte portën e Maignan dhe trajnerit iu desh të ulte kokën nën përmbytjen e Londrës. Italiani duhej të vuante kështu edhe polemikat e shkaktuara nga eliminimi i Spurs. Sikur të mos mjaftonte, kundër tij janë edhe dhomat e zhveshjes. Sulmi më vendimtar ndaj Conte ka ardhur nga një anëtar i ekipit. Në fakt, sulmuesi brazilian Richarlison doli para kamerave pas ndeshjes dhe foli hapur për marrëdhënien e tij me teknikun. Sulmuesi hyri në lojë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes dhe donte të shprehte zhgënjimin e tij për faktin se luan pak: “Unë jam profesionist, punoj çdo ditë. Dua të luaj! Ky sezon ka qenë m*t sepse nuk kam minuta dhe kam pësuar edhe një dëmtim. Kur hyj në fushë jap jetën”, e shpreh sulmuesi brazilian pas ndeshjes me Milan.

SULMI NDAJ CONTE

Më pas ai sulmoi direkt trajnerin: “Pse nuk luaj? Këtë nuk e kuptova as unë. Isha mirë, me dy fitore kundër West Ham dhe Chelsea, dhe papritur Conte më uli në stol. Kundër Wolves më aktivizoi pesë minuta. E pyeta përse dhe nuk më thanë asgjë”. Një marrëdhënie që duket sikur nuk ka lulëzuar kurrë, ajo mes brazilianit dhe Antonio Conte. Italiani shpesh preferon ish-juventinin Kulusevski. Edhe për këtë fakt, braziliani ka dashur ta sqarojë, duke zbuluar një prapaskenë para ndeshjes kundër Milanit: “Më kërkoi të bëja një test në palestër. E më tha se nëse do të shkonte mirë do të luaja. Kur erdhi koha e lojës, ai më uli në stol. Këto janë gjëra që nuk mund t'i kuptosh. Nuk mund të luajmë kështu, na duhej një gol. Mendoj se duhet të kishim sulmuar, veçanërisht në pjesën e dytë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI