Flash

Video/ Asnjë vendase nuk fiton në Conference League: West Ham e Nice një hap larg çerekfinaleve

Lapsi.al 9 March 2023
Video/ Asnjë vendase nuk fiton në Conference League: West Ham e Nice

Skuadrat vendase nuk e shfrytëzuan faktorin fushë në ndeshjen e parë të 1/8 të Conference League. Dy fitore në transfertë e një barazim, në tre ndeshjet e para. Dygolëshi i Antonio i dha fitoren West Ham në Qipro. Amraoui shënoi golin vendimtar që i dha Nice fitoren në transfertën e Tiraspol. Nuk pati fitues mes Anderlecht e Villareal në Belgjikë.

AEK Larnaca nuk mund të rezistonte gjatë përballë West Ham. Anglezët ishin një kundërshtar shumë më i kuotuar dhe Antonio nuk vonoi ta bënte të qartë. Sulmuesi shënoi golin e avantazhit në minutën e 36', duke shfrytëzuar asistin e Benrahma. Ende pa shkuar në pushim skuadra, Antonio dyfishoi për Hammers, pas një pasimi të Declan Rice. Në Londër do të jetë thjesht një formalitet.

Barazim në ndeshjen më të rëndësishme, por me Villareal që ka avantazhin ta luajë kualifikimin në shtëpi në kthim. Anderlecht e pa veten në disavantazh në golin e Trigueros. Një pasim i Chukwueze në minutën e 28 kaloi nëndetësen e verdhë përpara. Por Anderlecht barazoi në pjesën e dytë me Dreyer. Në minutën e 57 Amuzu shërbeu për sulmuesin që la të hapur gjithcka për në Spanjë.

Sheriff Tiraspol nuk mund të rezistojë përballë Nice, që mori më të mirën me një gol në shtesën e pjesës së parë. Amraoui vendosi ndeshjen në Moldavi falë një asist të Thuram-Ulien, që i mban francezët të favorizuar për në kthim.

Round of 16 Europa Conference League

AEK Larnaca 0-2 West Ham United

Anderlecht 1-1 Villarreal

FC Sheriff 0-1 Nice

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI