Flash

Vendoset 'fati' i PD për zgjedhjet e 14 majit/ Nuraj: Vendimi i Agron Zhukrit është ende në fuqi

Lapsi.al 9 March 2023
Vendoset 'fati' i PD për zgjedhjet e 14 majit/ Nuraj: Vendimi i

Këtë të enjte pritet të vendoset fati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë nëse grupimi i Alibeajt apo ai i kryedemokratit Berisha do të regjistrohet në zgjedhjet vendore. Teksa po shqyrtohet kërkesa e 2 grupimeve, përfaqësuesi i Berishës, Ledio Nuraj argumenton se vendimi i 25 marsit i dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri është ende në fuqi, ndaj kërkon regjistrimin në zgjedhjet vendore.

DISKUTIMET

Përfaqësuesi ligjor i Alibeajt, Idrit Sefa: Dokumentacioni është i rregullt, është marrë vendimi nga gjykata dhe unë jam si përfaqësues i PD.

Celibashi: Që mos të kemi asnjë lloj keqkuptimi nga çdo pikëpamje, neni për regjistrin e kërkesës. KQZ ka dy kërkesa. Një kërkesë vjen nga zoti Berisha, që thotë; jam kryetar i PD dhe kërkon të regjistrohet. Kemi dhe një kërkesë tjetër nga zoti Basha, përmes përfaqësimit përmes jush. Ne jemi në shqyrtim të kërkesës për të regjistruar PD, Në këtë shqyrtim do të shohim se i kujt është tagri për të përfaqësuar këtë parti. nëse është tagër i Berishës apo i Bashës. Nuk do të vendosim në këtë moment asgjë. Është natyrshëm që nga pikëpamja procedurale do dëgjojmë kërkesën. Në vlerësimin e kësaj dëgjese do themi se kush është ai që ka tagrin për të paraqitur kërkesën.

Sefa: Për çdo vendimmarrje i dërgohet nga komisioneri një projektvendim paraprak. Ky projektvendim i komunikohet palëve. Ne jemi të gatshëm kurdo që të bëjmë debatin publik.

Celibashi: Nuk dua të bëj debat publik, se nuk është në tagër të komisonerit. Kjo është e thjesht. S’mund të them paraprakisht pa e shqyrtuar këtë çështje se kujt i takon kjo e drejtë.

Ledio Nuraj, i përfaqësues i kryedemokratit Berisha: Basha nuk është më kryetar i PD. Është shkarkuar nga anëtarësia në kuvendin e 11 dhjetorit. Dhe vetë zotëria ka bërë një akt publik duke dhënë dorëheqjen në mënyrë publike. Këto ndryshime nuk kanë arritur të bëhen në regjistrin e partive politike. Ne kërkojmë të regjistrohemi si subjekt për zgjedhjet e 14 majit. Të mos ngelet e paregjistruar partia opozita më e madhe në vend.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI