Flash

Meta: Lajmërimi i DEA-s për shqiptarët dhe afera “McGonigal” janë të lidhura

Lapsi.al 9 March 2023
Meta: Lajmërimi i DEA-s për shqiptarët dhe afera

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se lajmërimi i DEA-s për shqiptarët dhe afera “McGonigal” janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Lexo më tej: DEA në Shqipëri, pse agjencia kundër drogave kërkon komunikim direkt me shqiptarët? 

Meta tha se Shqipëria duhet të marrë shembull nga SHBA, pasi sipas tij, ata ngritën një komision hetimor në Kongres për një drejtor të FBI-së, ndërsa ne nuk po e ngremë për kryeministrin, që sipas tij është i përfshirë në krim e korrupsion.

“Njoftimi i DEA-s me aferën McGonigal janë të lidhura, qëllimi që ka rilindja me krimin e organizuar dhe situatën katastrofike ku ndodhet Shqipëria është i qartë. Janë ato grafikët që tregojnë se Shqipëria është e para për korrupsionin.

Aktet që ka bërë Edi Rama e ka minuar aq shumë demokracinë, por Amerika është një vend i fuqishëm dhe ky proces ndaj McGonigal është shembull për tu ndjekur. Kur ajo ngre komision hetimor në Kongres dhe në nivelet më të larta për një drejtor të FBI-së, ne nuk ngremë Komision Hetimor në Parlament për aferat korruptive të Ramës. Çfarë duhet të bëjmë ne ndaj një kryeministri që vjedh dhe korrupton zyrtarë të lartë. Kjo gjë funksionoi për disa kohë, por unë vesoj se gjithçka është e qartë nën dritën e diellit.

Asnjë akt i Ramës nuk i armiqëson dot qytetarët shqiptarë me SHBA-të. Vetëm sa na kujtojnë edhe njëherë që duhet të kemi një shtet të së drejtës. Individët mund të korruptohen kudo, por kur kemi një shtet demokratik me sisteme të ndara, shteti nuk mund të shkatërrohet”, është shprehur Meta në një intervistë për Panorama tv.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI