Flash

Shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti në Tiranë

Lapsi.al 9 March 2023
Shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti në Tiranë

Thellohet bilanci tragjik nga aksidenti që ndodhi paditen e sotme tek rrethrrotullimi i TEG në Tiranë. Pas 2 vajzave pasagjere në makinën Audi A8 ka ndërruar jetë në spital edhe shoferi, 20-vjeçari Klevis Ruçaj.

“Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se: Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip "Audi" – thuhet në njoftimin e policisë.

Makina e të riut po udhëtonte nga Farka me një makinë Audi A8 në drejtim të TEG dhe tek rrethrrotullimi theu barrierat dhe ra në nënkalim duke u përplasur me një tjetër automjet tip Hyndai që kalonte poshtë. Për pasojë humbën jetën fillimisht 2 vajza që ai kishte në makinë. Ato janë ende të paidentifikuara për shkak të plagëve të marra.

Makina me të cilën ato udhëtonin, me shofer Klevis Ruçaj, është shkatërruar plotësisht dhe është shtypur. Të plagosur janë 3 persona që ndodheshin në makinën Hyndai që ai zuri poshtë. Ajo drejtohej nga një 60-vjeçar i cili është plagosur bashkë me 2 pasagjerë të tjerë. Është identifikuar vetëm njëra nga këto pasagjere e cila quhet Alda Kurti, e cila ndodhet në spital.

Burime në vendi ku ndodhi aksidenti thanë se Audi A8 ka çarë barrierat e rrethrrotullimit dhe ka përfunduar në skajin tjetër të autostradës duke kaluar në ajër tre korsi dhe bordurën ndarëse të rrugës. Shpejtësia e lartë dhe përplasja e fortë ka bërë që mjeti të shkatërrohet plotësisht dhe dy pasagjeret femra të humbin jetën.

Viktima: Klevis Ruçaj – 20 vjeç, shoferi i Audi

Viktima: Dy vajza ende të paidentifikuara, pasagjere në Audi

I plagosur: Q.K., rreth 60 vjeç – Shofer i Hyundai

E plagosur: Alda Kurti, 51 vjeç, – Pasagjer në Hyundai

I plagosur: O.K, 24 vjeç, – Pasagjer në Hyndai

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI