Flash

Flet sërish Celibashi: Nëse Basha nuk firmos, PD zyrtare rrezikon regjistrimin

Lapsi.al 9 March 2023
Flet sërish Celibashi: Nëse Basha nuk firmos, PD zyrtare rrezikon

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në një pronocim për emisionin Top Story në TCH se asnjë parti politike nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, nëse deklarata e kryetarit të partisë nuk shoqërohet me nënshkrimin e tij. Ai u shpreh se Lulzim Basha, si drejtues ligjor i PD-së dhe poseduesi i të drejtës së vulës dhe firmës, duhet me patjetër të dorëzojë dokumentet e firmosura. Nëse kjo gjë nuk ndodh atëherë kjo parti nuk regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.

“Është e paevitueshme duhet të firmoset ndryshe nuk regjistrohet. Ky është një problem për partitë politike, nëse ata nuk e zgjidhin me njëri-tjetrin, çfarë problemi ka KQZ këtu”, - tha Celibashi.

Kryetari KQZ-së deklaroi se Basha ka 48 orë kohë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm të firmosur nga ai për tu bërë pjesë e zgjedhjeve PD-ja.

“Kanë 48 orë kohë për të paraqitur dokumentet. Duke nisur nga sot Basha duhet t’i dorëzojë. Nëse dokumentacioni nuk dorëzohet i plotësuar nuk do të regjistrohet. Deklarata duhet të jetë e firmosur nga drejtuesi i PD-së. Këtë e ka ligji dhe ligji duhet të respektohet”, shtoi më tej ai

"Lulzim Basha ka autorizuar Enkelejd Alibeajn, në funksionin e kryetarit të komanduar, por është përgjegjësi personale e kryetarit të zgjedhur me votë të nënshkruajë këtë deklaratë", - thotë Celibashi.

“Nuk dimë faktet, me siguri mund të thuhet se kjo deklaratë duhet të paraqitet nga kryetari i partisë politike. Nëse në gjykata rezulton një emër dhe një mbiemër i kryetarit të asaj partie, duhet të jetë nga ai nënshkrimi” - shton ai.

“Mungon dhe deklarimi formal për dorëheqjen e Bashës”, - shton kreu i KQZ-së dhe “në vlerësim të këtyre fakteve, nuk ka asnjë mundësi që të injorohet kjo kërkesë e kodit zgjedhor”.

I pyetur nëse Partia Demokratike rrezikon regjistrimin, në rast se Basha nuk sjell një deklaratë të tillë, Celibashi përgjigjet: “Në vendimin e sotëm, u tha qartë se ia kthyem PD-së dokumentacionin për plotësim, duke i thënë se deklarata e partisë nuk është në përputhje me ligjin dhe parashikimet e kodit zgjedhor.

Nuk mund të jetë një autorizim i përgjithshëm. Nuk mund të pranoj që deklarata, sipas të cilit kryetar i partisë sikurse Kodi Zgjedhor ka përcaktuar duhet të mbajë përgjegjësi, të anashkalohet”.

Këtë të enjte, Lulzim Basha u njoh si kryetar i Partisë Demokratike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së bazuar në dokumente zyrtare e ka Lulzim Basha”, - tha Celibashi.

Por, edhe pse mori konfirmim si kryetar, Lulzim Basha nuk mundi ta regjistrojë partinë në zgjedhje, për shkak se dokumentet e dorëzuara në KQZ kishin mangësi dhe ishin të paqarta. Pengesa më e madhe ishte autorizimi që i jepte të drejtën Enkelejd Alibeajt të përbetohen në emër të Lulzim Bashës që nuk do kryente krime zgjedhore.

Vendimmarrja nuk u prit mirë nga përfaqësuesi ligjor i Bashës, i cili paralajmëroi ankimin në komisionin e sanksioneve dhe ankesave. Vendimi pritet të kundërshtohet edhe nga Sali Berisha, i cili tashmë shpresat i ka tek aleatët për t’u regjistruar në zgjedhje. /TCH

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI