Flash

Kurti: Plani i zbatimit të propozimit evropian duhet të jetë gjithëpërfshirës

Lapsi.al 8 March 2023
Kurti: Plani i zbatimit të propozimit evropian duhet të jetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se plani i zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë “gjithëpërfshirës dhe efikas”.

Gjatë një vizite në një biznes në Graçanicë më 8 mars, Kurti tha për gazetarët se po vazhdojnë përgatitjet për takimin e radhës të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, që do të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut, shkruan REL.

“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e 18 marsit, që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, në Ohër. Dhe do të shohim se si do të mund t’ia bashkëngjisim propozimit të dakorduar evropian edhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithëpërfshirja dhe nga efikasiteti”, tha Kurti.

Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel, u shprehën të gatshëm të punojnë për planin e zbatimit për propozimin evropian. Propozimi evropian synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të këshilluara

Berisha: Lul Brava një kufomë politike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetësit e tij në Mallakastër, teksa ka deklaruar se Partia Demokratike në vitet e fun...

19:01

Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend teksa ka njoftuar se nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 193 lekë/litri nga 197 ...

16:39

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI