Flash

WhatsApp kushte të reja për përdoruesit sipas rregullave të BE-së

Lapsi.al 7 March 2023
WhatsApp kushte të reja për përdoruesit sipas rregullave të

Shërbimi i mesazheve WhatsApp do të informojë më mirë përdoruesit për ndryshimet e ardhshme të kushteve të shërbimit pas një marrëveshjeje me Komisionin Evropian.

“Përdoruesit në Bashkimin Evropian kanë të drejtë të kuptojnë se për çfarë është rënë dakord dhe çfarë nënkupton konkretisht kjo zgjedhje”, tha në një deklaratë komisioneri i Drejtësisë i Bashkimit Evropian, Didier Reynders.

WhatsApp ra dakord që t’ua bëjë më të lehtë përdoruesve të refuzojnë përditësimet nëse kushtet nuk janë të kënaqshme, si dhe të shpjegojë se kur një vendim i tillë i jep fund aksesit në shërbimin e mesazheve.

Angazhimet e mëtejshme të WhatsApp përfshijnë opsionin ku përdoruesit mund të vonojnë përditësimet dhe të sigurojnë që të dhënat personale të mos ndahen me kompani të tjera si kompania motër Facebook për reklama.

Angazhimi i WhatsApp vjen në kuadër të një sërë legjislacionesh të BE-së, për përdoruesit për kompanitë e internetit dhe teknologjisë që hynë në fuqi, të quajtur Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA).

Të këshilluara

Meta: Berisha është vula e gjallë e PD-së

Për kreun e PL-së Berisha është vula përfaqësuese e PD-së për aspektet e saj pozitive. Meta përmend dhe 6 marsin, ku me krenari thekson arsyet e firmosjes së de...

13:39

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI