Flash

Jeta e Dan Hutrës në burg, të burgosurit e tjerë nuk e duan pranë: Ka thyer kodet!

Lapsi.al 7 March 2023
Jeta e Dan Hutrës në burg, të burgosurit e tjerë nuk e duan

Zbulohen detaje të reja lidhur me jetën në burg të autorit të masakrës së Paskuqanit, Dan Hutra, personit, i cili më 1 mars ekzekutoi 3 gra si dhe plagosi tre të tjera. Hutra nuk është pranuar as nga të burgosurit e tjerë pasi ka thyer kodet dhe rregullat etike të tyre. Po ashtu, raportohet se Hutra është lënë në një qeli i vetëm. E gjitha kjo pasi rrezikon që nga mllefi, të burgosurit e tjerë mund ta lëndojnë.

"Edhe në burgje ka disa kode dhe rregulla të cilat nuk mund të shkelen. Askush nuk ka pranuar për të qëndruar në qeli me Dan Hutrën. Edhe për shkak të rrezikut që mund t’i kanoset, nga ky mllef i të burgosurve të tjerë ndaj tij, ai po trajtohet në mënyrë preferenciale. Duke u vendosur në një qeli më vete dhe duke u trajtuar ndryshe nga të paraburgosurit e tjerë. Nuk e duan as në burg, pasi ka thyer kodet dhe rregullat duke vrarë gra dhe duke kryer krime makabre.

Është abandonuar nga familjarët e tij, kjo u pa gjatë seancës për masën e sigurisë, ku familjarët nuk i gjetën as edhe një avokat, por që iu caktua nga shteti. Për Dan Hutrën sigurisht, pritet dënimi me burgim të përjetshëm. Nga dëshmitë e familjarëve që unë kam takuar më kanë pohuar se ka patur kriza nervore që në moshë të hershme, si dhe ka qenë përdorues i lëndeve narkotike që në moshë të vogël,"- tha gazetari i Euronews, Ferhati.

Të këshilluara

Meta: Berisha është vula e gjallë e PD-së

Për kreun e PL-së Berisha është vula përfaqësuese e PD-së për aspektet e saj pozitive. Meta përmend dhe 6 marsin, ku me krenari thekson arsyet e firmosjes së de...

13:39

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI