Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Noka zbulon kushtet për bashkëpunim me grupin “Alibeaj”

Lapsi.al 6 March 2023
Noka zbulon kushtet për bashkëpunim me grupin “Alibeaj”

Për grupimin e drejtuar nga Sali Berisha regjistrimi në zgjedhje i siglës së PD me autorizimin e Lulzim Bashës është tregues i qartë i mbajtjes peng të PD për llogari të Edi Ramës. “Është e paprecedentë, kur një kryetar partie jep dorëheqjen dhe autorizon partinë për t’u regjistruar në zgjedhje. Ky është veprim prej pengu” - tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, të drejtuar nga zoti Berisha, Flamur Noka në emisionin “Pa Censurë” në RTSH. 

Megjithëse të dy grupimet kanë dorëzuar sot 2 kërkesa të ndryshme për regjistrim, Flamur Noka, nuk e sheh të pamundur opsionin e përdorimit të vulës aktuale. Por që kjo të ndodhë, duhet që më parë të plotësohen 2 kushte, që lidhen me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

“Nuk ka refuzim për bashkëpunim me grupimin tjetër. Basha dhe Alibeaj që i shërbejnë Edi Ramës dhe rrënimit të opozitës dhe që janë në shërbim të likuidimit të PD, të mos jenë pjesë e këtij procesi. Kushdo tjetër nga kolegët tanë deputetë është i mirëpritur” - tha Noka duke iu përgjigjur pyetjes pse kanë refuzuar edhe këto ditë daljen me kandidatë te përbashkët dhe përdorimin e vulës së PD në zgjedhje.

Flamur Noka e pranoi që bisedimet nuk janë kryer me Bashën dhe Alibeajn. Ai ka një përgjigje se pse nuk gjendet gjuha e bashkëpunimit as me këta deputetë që kanë mendim ndryshe në PD për të përdorur vulën e PD në zgjedhje.

“Përsa kohë kolegët e tjerë rrinë nën çadrën e Bravës (Basha) dhe Alibashës (Alibeaj), e them me keqardhje, por ata vazhdojnë të jenë në shërbim të pengjeve. Kjo gjë duhet ndarë. Pastaj mendim ndryshe, mendim kundër, PD është e hapur”, - tha Flamur Noka. 

Të këshilluara

Rama nesër në Berlin, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Berlin, Gjermani, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perën...

20:33

Aksident në Korçë, plagoset 60-vjeçari

Një aksident është regjistruar sot në Korçë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Mjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi A.K ka përplasur këmbësorin N.C, ...

20:22

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI