Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Nis të martën/ S'ka më azil kush mbërrin me gomone në Britani

Lapsi.al 6 March 2023
Nis të martën/ S'ka më azil kush mbërrin me gomone

Emigrantët që prej së martës së 7 marsit mbërrijnë me gomone të vogla në Britaninë e Madhe do të ndalohen të kërkojnë azil apo të përdorin ligjin për të drejtat e njeriut për të ndaluar largimin e tyre.

Kryeministri britanik Rishi Sunak i tha “The Sun” se projektligji i tij i ri i migracionit të paligjshëm do të "marrë përsëri kontrollin e kufijve, një herë e përgjithmonë". Kreu i qeverisë britanike u shpreh i vendosur për t’u përballur me rrjetin e avokatëve të krahut të majtë, sindikatave të emigracionit dhe nëpunësve civilë.

Vendimi do të zbatohet në mënyrë retrospektive për të gjithë mbërritjet e anijeve të vogla edhe pse ligji mund të kërkojë të paktën 1 muaj për t’u miratuar. Nëse miratohet, Projektligji i Migracionit Ilegal lejon aplikimin për azil vetëm moshat nën 18 vjeç dhe të sëmurët e vërtetë. Të gjithë emigrantët e tjerë do të deportohen në shtëpi ose në një vend të tretë “të sigurt” si Ruanda.

Teksa presin për t’u depërtuar ata do të mbahen në kampe, godina studentësh, dhoma akomodimi ushtarakësh. Mund të përdoren edhe anijet turistike për të strehuar emigrantët në vend të hoteleve të shtrenjta me 4 dhe 5 yje. Të dielën kryeministri Sunak i bëri thirrje presidentit francez Emmanuel Macron se ky projektligj do të ndihmojë në lehtësimin e presioneve ndaj Francës dhe Britanisë.

“Populli britanik ka pësuar mjaft. Kjo qeveri është e vendosur të ndalojë gomonet dhe të sigurojë që ne kemi të gjitha kompetencat në dispozicion për të larguar emigrantët e paligjshëm. Kryeministri dhe Sekretari i Brendshëm janë të vendosur për këtë mënyrë veprimi, pa “nëse” dhe “por” - tha një zyrtar i qeverisë britanike. Gati 3 mijë emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me gomone këtë vit. 40 u kapën nga Forca Kufitare të dielën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama nesër në Berlin, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Berlin, Gjermani, në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perën...

20:33

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI