Flash

EMRAT/ 6 shqiptarë mes viktimave në aksidentin e trenave në Greqi

Lapsi.al 5 March 2023
EMRAT/ 6 shqiptarë mes viktimave në aksidentin e trenave në Greqi

6 shqiptarë kanë humbur jetën nga aksidenti më tragjik hekurudhor, i ndodhur në Tempe të Greqisë. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka konfirmuar edhe emrat e viktimave. Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo janë shqiptarët që humbën jetën nga kjo tragjedi e jashtëzakonshme.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e vecantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident” – shkroi ministrja e jashtme.

Në nderim të tyre dhe si ngushëllim për familjet e prekura nga aksidenti i 28 Shkurtit, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foto nga Kryeministria me flamurin kombëtar ulur në gjysmështizë.

Qeveria shqiptare e shpalli 5 Marsin ditë zie kombëtare dhe në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar u ul në gjysmështizë.

Në nderim të viktimave një pjesë e qytetarëve të Korçës bënë edhe homazhe duke ndezur qirinj. Lutje dhe ngushëllime të veçanta shkuan sidomos për shtetasit shqiptarë që humbën jetën. Greqia ka shpallur tre ditë zie kombëtare për këtë tragjedi. Nga përplasja e dy trenave u regjistruan 57 viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI