Flash

Berisha: E vërteta e dorëheqjes së Endri Fugës, iku në Singapor

Lapsi.al 5 March 2023
Berisha: E vërteta e dorëheqjes së Endri Fugës, iku në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një tjetër version të largimit të Endri Fugës, Drejtorit të Komunikimit të zyrës së kryeministrit dhe një nga njerëzve më të besuar të Edi Ramës. Pak ditë më parë ishte vetë Fuga që njoftoi dorëheqjen me argumentin se do të angazhohej me fushatën elektorale të 14 majit.

“Nga dita e sotme unë do te përqendrohem në fushatën zgjedhore të PS. Ndonëse ligji nuk e pengon, nuk do të ishte e ndershme që teksa angazhohem në fushatën e një partie politike të vazhdoja të drejtoja edhe Agjencinë për Media dhe Informim, ndaj kam dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

Ndërkohë që bashkë do të vazhdojmë të komunikojmë për të gjitha çështjet që lidhen me fushatën dhe Partinë Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbajë Manjola Hasa. Ju falënderoj për bashkëpunimin”, - njoftoi Fuga para kam ditësh.

Por Berisha ka një tjetër version.

“Ju e dëgjuat, shqiptarët e dëgjuan. Para 3 ditësh dha dorëheqjen njeriu më i afërt i tij që ai e thërriste “parukja”, Fuga. Po pse dha dorëheqjen do thoni ju? Sepse ka ngritur sipërmarrje në Singapor. Po, absolutisht. Të gjithëve iu kujtohet udhëtimi në Singapor i Edi Ramës. Ndokush mendon se u bë për interesa të qytetarëve.

Singapori është një vend që mund të mësohet shumë prej tij. U bë për interesa personale, sepse duhet të vendosen në bankat e Singaporit, dhe tani po dërgon Fugën pas parave në Singapor, kanë hapur ndërmarrje atje. E sigurt!” – u shpreh Berrisha në një takim me kandidatët për kryebashkiakë këtë të diel.

Më 18 shtator 2021, Rama njoftoi krijimin e një Agjencie për Mediat dhe Informimin ndërsa emërimi i Endri Fugës si drejtor u njoftua vetëm pak ditë më pas, më 29 shtator 2021. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Jep dorëheqjen drejtori i komunikimit të Ramës, Endri Fuga

Të këshilluara

Eklent Kaçi shpallet kampion bote në bilardo

Eklent Kaçi ka nderuar sërish Shqipërinë në sportin e bilardos duke u shpallur për të dytën herë kampion bote në disiplinën e “dhjetëshit”. Kurbinasi ishte më i...

13:24

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI