Flash

Seanca maratonë, 24 orë mocion me debat me kryeministrin Rama në Kuvend

Lapsi.al 2 March 2023
Seanca maratonë, 24 orë mocion me debat me kryeministrin Rama në

Këtë të enjte pritet një seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë. Për 24 orë deputetët do të kenë mundësi të ballafaqohen me kryeministrin Edi Rama në një mocionin me debat për çështjen McGonigal. Secili nga deputetët do të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për një nga cështjet që ka ndezur shumë polemika dhe shumë reagime veçanërisht nga opozita e vendit.Megjithatë opozita nuk do të jetë e plotë në Kuvend, pasi mungojnë 4 deputetë: Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi. Ata u përjashtuan për 10 ditë nga Kuvendi pas përplasjeve në seancën e 16 shkurtit.

Në sallën e seancës plenare sot pritet të jetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe një grup i deputetëve të opozitës. Sot atyre u ka përfunduar afati i përjashtimit gjatë seancave të kaluara. Seancat e fundit plenare janë përfshirë nga tensioni dhe kaosi. Opozita bllokoi foltoren për mos plotësimin e kërkesës që të realizohej mocioni me debat me kryeministrin Rama dhe prezencën e tij fizike në sallë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI