Flash

Anëtar i një grupi κriminal në Spanjë, arrestohet në Fier 67-vjeçari

Lapsi.al 2 March 2023
Anëtar i një grupi κriminal në Spanjë, arrestohet

Një 67-vjeçar është arrestuar në Fier. Ai akuzohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me drogë dhe armë në Spanjë. Gjatë fazës së dytë të operacionit “Member” u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Gjolekë Pazaj. 67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Njoftimi i policise:

Fier/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Member”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me drogë dhe armë në Spanjë, kapet nga Policia e Fierit, me qëllim ekstradimin, 67-vjeçari.

10 ditë më parë, Policia vuri në pranga një 22-vjeçar, pjesëtar i po këtij grupi kriminal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Member”.

Në kuadër të kësaj faze, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap dhe u arrestua përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Spanjës, shtetasi:

-Gj. P., 67 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.

Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Më 18 shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., pjesëtar i të njejtin grup kriminal.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI