Flash

Masakra në Tiranë mund të ishte parandaluar/ Si u lirua nga Gjykata Dan Hutra

Lapsi.al 2 March 2023
Masakra në Tiranë mund të ishte parandaluar/ Si u lirua nga

Teksa kryeqyteti u trondit dje nga vrasja e 3 grave dhe plagosja e 3 të tjerave nga i njëjti autor, zbardhen të tjera detaje që vënë në pikëpyetje vendimet e gjykatave shqiptare. Gazetarja Klodiana Lala, duke e cilësuar skandal rastin në fjalë, pohoi se Dan Hurta ndoshta nuk do t’i kishte kryer këto krime dje, nëse do të ishte gjykuar siç e përcakton ligji nga gjykata e Durrësit.

40-vjeçari ishte arrestuar dhe akuzuar për një vjedhje në qytetin e Durrësit, ndërkohë që prokurori kishte kërkuar për të masën ‘arrest me burg’. Pavarësisht këtij fakti, gjykata e Durrësit vendosi që ta lërë atë me ‘detyrim paraqitje’.

Mes të tjerash Lala, duke iu referuar procedurave ligjore që duhet të ndiqen në rastin e një personi me precedentë të tilla penale, që lirohet nga burgu, theksoi se këto raste duhet të mbikëqyren. Sipas saj, është një strukturë e posaçme në Polici, ku policë të zonës duhet të mbikëqyrin personazhe të tilla, që konsiderohen problematikë. Por duket se në këtë rast, autori është lënë totalisht i lirë, duke zbatuar planet e tij që tha se i kishte menduar që në burg, ku qëndroi herën e fundit 8 muaj nën akuzën për dhunë në familje.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI