Flash

Flet Berisha: Sot prisnim që Rama të jepte dorëheqjen në parlament

Lapsi.al 2 March 2023
Flet Berisha: Sot prisnim që Rama të jepte dorëheqjen në

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhej të jepte sot dorëheqjen në mocioni me diskutime për çështjen McGonigal. Ai shtoi se Rama ka përdorur ish zyrtarin e FBI për të goditur opozitën.

“Sot PD kishte një qëllim, të bënte transparencën e plotë të një skandali që po pranohet universalisht si Ëatergate i shek. 21. Në rrafsh me opozitën, një nga aktet më të papërgjegjshme ndaj partnerit kryesor SHBA nga kryeministri i një vendi që ka detyrime pa fund ndaj SHBA.

Krimet që në këtë skandal ka kryer Rama me aktet e tij të korruptimit dhe kërcënimit të sigurisë së SHA dhe botës, krimin antikushtetues, përpjekja për të shkatërruar opozitën përmes McGonigal dhe funksionimit të një rrjeti mafioz për të gjobitur biznesmenët shqiptar me Nezën, Duçkën dhe McGonigal

Ne kemi bërë publike sistematikisht fakte, ritheksuam përdorjen e ministrave, bashkëpunimin e ngushtë të grup mafioz Rama-Balla-McGonigal dhe ministra të tjerë. Rama mohoi ato për të cilat akuzohet rëndë duke vënë në dyshim drejtësinë amerikane. Apologjia e kateve të tij më të renda. Prisnim që të kërkonte faljen dhe të jepte dorëheqjen.

Çdo zyrtar përballë një skandali të tillë ka vetëm një rrugë, dorëheqjen, përveç atij që është i aftë të marrë çdo veprim për hir të pushtetit,. Rama foli dhe iku si një kufomë politike”, - tha Berisha në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI