Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Rëndohet bilanci, të paktën 43 viktima në Greqi (VIDEO)

Lapsi.al 1 March 2023
Rëndohet bilanci, të paktën 43 viktima në Greqi (VIDEO)

Përplasja e një treni pasagjerësh me një tren mallrash në Greqinë veriore shkaktoi vdekjen e të paktën 43 personave dhe plagosjen e 85 të tjerëve, aksidenti më vdekjeprurës hekurudhor në historinë e vendit.

Dy trenat u aksidentuan pranë qytetit Tempe, rreth 380 kilometra në veri të Athinës.

Ende nuk është i qartë shkaku i aksidentit, ndërsa autorietet njoftuan se kanë arrestuar kreun e stacionit lokal, përgjegjës për sinjalizim, nën dyshimet për pakujdesi.

Shumica e viktimave besohet se janë studentë në të 20-at, që po ktheheshin në universitet pas pushimit.

Zyrtarët paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Gjithsej në trenin e pasagjerëve ishin 350 udhëtarë, që po shkonin drejt veriut, nga Athina në Selanik, ndërsa treni i mallrave po shkonte në jug, nga Selaniku në drejtim të qytetit të Larisës.

Të paktën tre vagona pasagjerësh dolën nga shinat dhe u përfshinë nga flakët.

“Dëgjuam një zhurmë të madhe. Momenti i aksidentit ishte një makth. Pastaj na kapi paniku. Zjarri shpërtheu menjëherë, flakët u përhapën në të gjitha anët”, thotë Stergios Minenis, një pasagjer 28 vjeçar që i mbijetoi aksidentit.

Autoritetet thanë se rreth 250 pasagjerë që i mbijetuan aksidentit pa lëndime ose me lëndime të lehta u dërguan me autobus për në Selanik.

25 persona u transportuan në spitalet e afërta me lëndime të rënda.

Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis dha dorëheqje, duke thënë se ai po merr përgjegjësine për dështimet e vazhdueshme të vendit për të përmirësuar sistemin hekurudhor, që siç u shpreh ai nuk është i përshtatshëm për shekullin 21.

Kreu i stacionit lokal hekurudhor, një 59 vjeçar i ngarkuar me përgjegjësinë e sinjalizimit, është arrestuar nën dyshimet se ishte i pakujdesshëm, tha një zyrtar i policisë, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbulojnë përse dy trenat ishin në të njëjtat shina në të njëjtën kohë.

I dyshuari ka mohuar akuzat duke thënë se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e një dështimi të mundshëm teknik.

Greqia ka një sistem të vjetëruar hekurudhor. Shumë trena lëvizin në shinat e njëjta, ndërsa në shumë zona mungojnë sistemet e sinjalizimit dhe kontrollit automatik.

Ende nuk është konstatuar shkaktari i përplasjes.

"Është një tragjedi e paimagjinueshme. Sot mendjet tona janë me familjarët e viktimave. Një gjë mund të garantoj; ne do të zbulojmë shkaktarët e kësaj tragjedikj dhe do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që ajo të mos përsëritet”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së tij në vend të ngjarjes.

Ministria e Jashtme shqiptare tha se bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, “deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor”.

“Pesë persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën që po trajtohen në kushte spitalore”, thuhet në një njoftim të ministrisë së Jashtme.

Qeveria greke shpalli tre ditë zie kombëtare, nga e mërkura deri të premten, me flamujt e ulur në gjysmështizë në shenjë nderimi për viktimat e aksidentit./ VOA

Të këshilluara

Arrestohet autori i masakrës së Tiranës

Arrestohet autori i masakres ne Tirane. Dan Hutra që terrorizoi sot kryeqytetin, duke vrare 3 gra eshte vene ne pranga. Hutra është arrestuar pas disa orësh në ...

19:10

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI