Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Përplasja e trenave/ Ambasadorja jonë në Greqi: 2 shqiptarë në gjendje të rëndë

Lapsi.al 1 March 2023
Përplasja e trenave/ Ambasadorja jonë në Greqi: 2 shqiptarë

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga thotë se deri më tani nuk rezulton të ketë shqiptarë në mesin e viktimave, nga përplasja e dy trenave, ngjarje e ndodhur orët e vona të së martës në Larisa. Megjithatë, ambasadorja thotë se 38 viktima janë ende të pa identifikuara.

“Për momentin që ne po flasim akoma operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar punën e tyre, kështu që në këtë moment ne nuk mund të flasim për shifra të sakta. Ajo që ne dimë nga autoritetet greke, është se në total kanë qenë 347 pasagjerë që kanë udhëtuar drejt Selanikut, prej të cilëve 72 janë ata të cilët kanë pasur dëmtime dhe midis tyre, kanë qenë dhe janë ende në gjendje të rëndë, në reanimacion 6 persona. Gjithashtu kemi edhe 38 viktima në këtë moment, të cilët janë akoma të paidentifikuar, për shkak se familjarët e tyre ndodhen pranë spitalit ku dhe unë ndodhem në këto momente dhe po japin ADN-në e tyre për të identifikuar në orët në vazhdim viktimat” - tha ambasadorja.

Sa i përket të plagosurve shqiptarë, ambasadorja Hajdaraga tha se 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

“Sa i përket shtetasve shqiptarë, unë kam vizituar 3 familje që ndodhen në këtë spital. Njëra nga vajzat, 20 vjeç, është në gjendje të mirë shëndetësore, ka kaluar një operacion. Dhe kemi edhe 2 shtetas të tjerë që janë në gjendje të rëndë, në reanimacion. Në orët në vazhdim do të kemi dhe të dhëna të tjera. Unë do të vazhdoj të qëndroj pranë tyre në këto orë të natës, por edhe gjatë mëngjesit të nesërm” - tha ajo në një prononcim për Tv Klan.

Nga përplasja kokë më kokë e dy trenave, një me udhëtarë e tjetri me mallra, mbetën të vrarë të paktën 40 persona, ndërsa 85 të tjerë u plagosën, 9 prej të cilëve shqiptarë.

Të këshilluara

Arrestohet autori i masakrës së Tiranës

Arrestohet autori i masakres ne Tirane. Dan Hutra që terrorizoi sot kryeqytetin, duke vrare 3 gra eshte vene ne pranga. Hutra është arrestuar pas disa orësh në ...

19:10

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI