Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

"Ka tentuar disa herë të më vrasë”, vëllai i 31-vjeçares që mbeti e vrarë në Kamzë hedh dyshimet

Lapsi.al 1 March 2023
"Ka tentuar disa herë të më vrasë”, vëllai i

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjet e rënda që tronditën sot kryeqytetin, ku një vajzë e re, Etleva Kurti u vra në oborrin e banesës së saj në Kamzë, dhe dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në Paskuqan.

Klodiana Lala në një lidhje live për News24 pohoi se ka dyshime se krimet në fjalë të jenë kryer nga i njëjti autor, Dan Hutra, duke iu referuar dyshimeve të Vladimir Kurtit, i cili rezulton i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë. Kurti ka pohuar për Lalën se:

“Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time”.

“Kam bërë një bisedë të gjatë me të. Më dha fakte bindëse në lidhje me konfliktin që kanë pasur brenda në burg. Ajo pretendon se ka pasur një konflikt të ashpër për të cilin kanë qenë në dijeni të gjithë të burgosurit.

Hetimi do të zbardhë nëse është Dan Hudra autori sepse ato kanë edhe një konflikt tjetër të hapur, por Kurti pretendon se para se të lirohet Hudra e ka kërcënuar se do t’i vrasë të motrën.”, tha gjatë raportimit Klodiana Lala.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI