Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Detaje të reja/ Dan Hutra nuk i bëri rezistencë policisë

Lapsi.al 1 March 2023
Detaje të reja/ Dan Hutra nuk i bëri rezistencë policisë

Drejtori i Policisë së Tiranës ka dhënë detaje për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave sot në Tiranë. Tonin Vocaj tha se autori, Dan Hutra u arrestua në zonën e Sharrës pranë Kombinatit.

“Në 12:15 Dan Hutra në afërsi të pallatit me shigjeta ka plagosur M.G, pas kësaj, autori është larguar me benz me targë AA531 UK që e kishte marrë me qira dhe në 12:35 ka shkuar në Kamzës.

Në këtë vend ka plagosur Elena Hysa, dhe Kujtime Hysën, ish bashkëjetuesja dha nëna, ka vrarë Mevlute Husa motrën dhe të fejuarën e vëllait të ish bashkëjetueses. Pastaj ka shkuar në Bathore, në rrugën Besëlidhje dhe 12:48 minuta ka shkuar në familjen Kurti ku ka vrarë Etleva Kurtit. Për ngjarjen e parë jemi njoftuar pasi ka ndodhur vrasja e dytë.

Është kryer ekspertimi i gëzhojave, 12 në Paskuqan dhe 6 në Kamzë janë shkrepur nga e njëjta armë. Është gjetur dhe makina, policia falënderon për informacionet e shumta. Në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë.

Kemi rianalizuar veprimtarinë kriminale të autorit, nuk është evidentuar në asnjë rast që të ketë paraqitur çrregullimeve psiqike. Nuk ka pasur informacione nga familjarë për rrezik jete nga ana e tyre. Vrasja në Kamzë ka ndodhur për shkak të motiveve të tjera”, - ka thënë Tonin Vocaj. /LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet autori i masakrës së Tiranës

Arrestohet autori i masakres ne Tirane. Dan Hutra që terrorizoi sot kryeqytetin, duke vrare 3 gra eshte vene ne pranga. Hutra është arrestuar pas disa orësh në ...

19:10

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI