Flash

Surpriza/Arlind Qori, kandidat për bashkine e Tiranës

Lapsi.al 28 February 2023
Surpriza/Arlind Qori, kandidat për bashkine e Tiranës

"Lëvizja Bashkë" do te dalë me një kandidat të sajin për bashkinë e Tiranës. Ndonëse gjykata po e sorollat regjistrimin e kësaj partie në zgjedhje tashmë, grupini sak tjemelues ka marrë vendimin të përfaqësohet në kryeqytet me Arlind Qorin. Në një njoftim në Facebook ai ka shkruar:

"Kur aktivistet/ët e Lëvizjes BASHKË më propozuan të kandidoja për Bashkinë e Tiranës, nuk isha i bindur. Dy gjëra më bezdisnin: 1. Parimi se një lëvizjeje si jona nuk i shkon të nxjerrë të parin gjithmonë “kryetarin”, por duhet të jetë novatore dhe e guximshme në propozime. 2. Unë nuk jam mësuar dhe nuk kam ndër mend të mësoj se si bëhet fushatë për veten. S’do të më pushonte goja nëse do t’u kërkoja bashkëqytetarëve votën për një punëtor, student apo intelektual të guximshëm. Po për vete, “më votoni mua sepse kështu e ashtu!”, meazallah.

Gjithsesi çka më bindi në fund ishte vështirësia e garës dhe pritshmëria që ndaj Lëvizjes BASHKË do të nisë një fushatë sulmesh e shpifjesh të cilat askush më shumë se unë, më i përkëdheluri aktivist, nuk meriton t’i mbajë mbi shpinë e t’i durojë në fytyrë".

Në njoftimin e tij Arlindi bën me dije se edhe nsmëse gjykata e pengon regjistrimin e Lavizjes Bashkë në zgjedhjebai donta bëjë këtë përmes mbledhjes se firmave te qytetarëve.

"Me apo pa njohjen e gjykatës, me 3000 apo 7000 nënshkrime qytetarësh, me apo pa mbulim mediatik, me të gjithë të pushtetshmit, oligarkët e zullumqarët kundër, por me zemrën dhe sakrificat e përditshme të qindra shoqeve e shokëve të mi në Lëvizjen BASHKË dhe, me shpresë, me mbështetjen e shumë e më shumë qytetarëve në këtë rrugë, emrin tim do të keni mundësi ta lexoni në fletën e votimit për kandidat të Bashkisë së Tiranës" ka shkruar ai duke njoftuar se nwnshkrimet mblidhen para Bibliotekes Kombetare.

®Lapsi.al

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e fundit mbi Covid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 492 testime, ka 11 qytetarë të inf...

20:02

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në zonën e Elbasanit. IGJEUM raporton se lëkundja ka ndodhur në orën 18:43 të kësaj pasditje. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2...

18:53

Policia arreston 19 shoferë në Tiranë

Policia vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfsh...

17:18

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI