Flash

Berisha: Rama po i bën presionet e fundit gjykatës për vulën

Lapsi.al 28 February 2023
Berisha: Rama po i bën presionet e fundit gjykatës për vulën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e së martës një takim me strukturat drejtuese të disa degëve të Tiranës. Në fjalën e tij kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama se po i bën presion gjykatës në ditët e fundit përpara se ajo të vendosë për vulën e PD-së.

“Po bën ndërhyrjet e fundit armiqësore ndaj PD-së në gjykatë. Por unë i them, se absolutisht ndaj çdo vendimi tënd, faturën do e paguash vetëm ti si kryeministër, si krim-ministër, qeveria jote. Ne nuk shuhemi, ne jemi forcë politike e pamposhtur. Ne e faktuam këtë" - tha Berisha që u shpreh i vendosur për protestën e 3 marsit.

"Ne do t’i qëndrojmë atij. 3 marsi është një ditë e veçantë, një ditë që do të flasim fuqishëm, protestën tonë, revolucionin tonë. Kufomë politike e pakallur. Sot ai përbën rrezikun më të madh për këtë vend” – tha Berisha që përsëriti akuzat ndaj Ramës për çështjen “McGonigal.

“Sot ai është i gatshëm të marrë çdo vendim me qëllimin e vetëm që të shpëtojë lëkurën e tij. Sepse ai e di, me korruptimin e McGonigal, thikën e tmerrshme që i futi marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por së pari sigurisë së SHBA-së duke i rekrutuar me para kryezbuluesin, ai nuk mund të ketë më kurrë shpresë për të ardhme politike. Ai ka kryer një suicid (vetëvrasje) politik. Por do të bëjë gjithçka, do të marrë çdo vendim, do të mbajë çdo qëndrim në mënyrë që të mund të mbijetojë.

Dhe ne i themi atij se ne do të mbajmë çdo qëndrim, do të marrim çdo qëndrim në mënyrë që të të shporrim njëherë e mirë nga skena politike. Nuk kufomë politike nuk mbahet kurrë në pushtet. Shoqëria dhe vendi duhet të shpëtojnë një minutë e më parë prej tij. Ai na fton ne për qëndrime, vendime për të cilat do të paguajë çmimin më të madh” – paralajmëroi Berisha.

Në 3 mars Gjykata e Apelit do të vendosë për çështjen e vulës së PD-së. Në të njëjtën ditë PD ka njoftuar një tubim në qendër të Tiranës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e fundit mbi Covid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 492 testime, ka 11 qytetarë të inf...

20:02

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në zonën e Elbasanit. IGJEUM raporton se lëkundja ka ndodhur në orën 18:43 të kësaj pasditje. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2...

18:53

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI