Flash

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Lapsi.al 28 February 2023
11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e fundit mbi Covid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 492 testime, ka 11 qytetarë të infektuar. Nuk ka humbje jete dhe pesë të shëruar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 492 testime, nga të cilët 11 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

6 në Tiranë, 2 në Shkodër, nga 1 qytetarë në Kukës, Lezhë, Durrës.

Janë 147 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,756 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 492

Testime totale 2,040,176

Raste pozitive 333,501

Raste të shëruara 329,756

Raste Aktive 147

Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120

Fier 7

Vlorë 4

Shkodër. 4

Berat. 3

Lezhë. 3

Durrës. 3

Korçë. 2

Kukës. 1

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në zonën e Elbasanit. IGJEUM raporton se lëkundja ka ndodhur në orën 18:43 të kësaj pasditje. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2...

18:53

Policia arreston 19 shoferë në Tiranë

Policia vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfsh...

17:18

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI