Flash

Takimi i përbashkët i qeverive të Shqipërisë e Malit të Zi/ Firmosen 11 marrëveshje

Lapsi.al 27 February 2023
Takimi i përbashkët i qeverive të Shqipërisë e Malit

Qeveria e Shqipërisë dhe Malit të Zi zhvilloi këtë të hënë një takim të përbashkët në Podgoricë, në fund të së cilës u firmosën 11 marrëveshje të përbashkëta. Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviç firmosën Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna. Ura 310 metra e gjatë do të shkurtojë rrugën nga Mali i Zi drejt Shqipërisë duke kaluar nga Ulqini drejt Velipojës, nga 70 kilometra në vetëm disa kilometra.

E dyta mbledhje e përbashkët mes qeverisë të Malit të Zi dhe asaj shqiptare prodhoi edhe një sërë marrëveshjesh. Të dy qeveritë dakordësohen në hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj. Ajo do i shërbejë edhe rrugës që do të lidhë dy vendet. Përmes një tjetër marrëveshje synohet mirëmbajtje dhe menaxhimi përbashkët i peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës. Po ashtu u nënshkruan marrëveshje në  fushën e mbrojtjes sociale. Një memorandum bashkëpunimi midis Ministrive të arsimit  dhe kulturës të dy vendeve. Dy memorandume të tjera synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, shëndetësisë dhe kulturës

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI