Flash

Rritet kriminaliteti, 1470 krime nga të miturit në vitin 2022

Lapsi.al 27 February 2023
Rritet kriminaliteti, 1470 krime nga të miturit në vitin 2022

Viti 2022 shënoi rritje alarmantë të shifrave të të miturve të përfshirë në ngjarje kriminalë. 1470 ka qenë numri i krimeve të kryera nga të miturit, ndërsa 50 janë arrestuar për vepra të ndryshme penale gjatë 2022. Punonjësit socialë vënë theksin tek edukimi në mënyrë që krimi të mos jetë një opsion për ta.

Kriminaliteti tek të miturit në Shqipëri është rritur në shifra alarmantë. Të miturit ë përfshirë në krime i përkasin grupmoshës 11-18 vjeç, ndërsa më e përfshirë është kryesisht mosha 16 vjeç. Punonjësit socialë evidentojnë së këta të mitur vijnë veçanërisht nga familje më probleme social-ekonomikë.

Lehtësirat që ofron ligji shfrytëzohen nga të miturit që kthehen në përsëritës të veprave kriminale dhe shfrytëzohen nga të rriturit për të kryer krime. Ndaj sipas punonjësve socialë, ata duhen edukuar, mbështetur dhë shkolluar, që krimi të mos jetë një opsion për ta.

Në bazë të statistikave, vetëm gjatë vitit 2022, numri i krimeve të kryera nga të miturit ka qenë 1470, ndërsa janë arrestuar 50 të mitur për vepra të ndryshme penalë dhe qindra të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë. Numri më i lartë i të miturve të arrestuar është për vjedhje, ndjekur nga prodhimi dhe shitja ë lëndëve narkotike dhe armëmbajtja pa leje. /syritv

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI