Flash

Milan e mban jashtë se është përdorues koka.ine: Maignan thyen heshtjen e i përgjigjet akuzave

Lapsi.al 27 February 2023
Milan e mban jashtë se është përdorues koka.ine: Maignan

Pas 161 ditësh, Mike Maignan u rikthye në portë për Milan, në ndeshjen e fituar kundër Atalanta. Një ndeshje shumë e vështirë në letër për të dhe për kuqezinjtë, por që rezultoi e lehtë. Mjafton të thuhet se portieri francez nuk u impenjua kurrë nga sulmi zakonisht i frikshëm i Gasperinit. Dëmtimi i pulpës tashmë duket se është lënë pas dhe portieri e ka festuar rikthimin me disa imazhe të postuara në profilin e tij në Instagram. Imazhe në të cilat, ndër të tjera, ai lëshoi edhe një shigjetim ndaj atyre që kishin bërë insinuata të pakëndshme për arsyet e mungesës së tij të zgjatur në javët e fundit.

Mungesa e tij ishte më e gjatë se sa pritej dhe Milanit i ka munguar tmerrësisht. Mike Maignan, një pikat e forta të kuqezinjve në fitoren e titullit vitin e kaluar, u rikthye në fushë të dielën në mbrëmje. Ajo ndaj Atalanta ishte ndeshja e parë e francezit pas më shumë se 5 muajsh. Publiku i San Siro i dha një ovacion, me portierin që me praninë e tij përçoi besim në të gjithë repartin. Gjatë mungesës së gjatë u bënë konkluzione të shumta, madje shumë të rënda për të. Akuza që Maignan ka dashur t'i heshtë…

Lexo më tej: Askush nuk beson te Tatarusanu, lajme të këqija për Milan nga Maignan: rikthimi në fushë në mesin e marsit

REAGIMI I MAIGNAN

Mungesa e zgjatur e Maignan ka krijuar shumë histori, disa prej të cilave më se të pamundura. Kishte nga ata që flisnin për probleme personale, të tjerë që kishin lënë të kuptohet se portieri kishte frikë. Madje edhe nga ata që aluduan për problemet e lojtarit me drogën, në këtë rast me kokainën. Kjo arsye, për të cilën u fol në disa mesazhe zanore në WhatsApp, e kishte shtyrë shoqërinë ta linte jashtë gjatë. Akuza të rënda dhe shumë të rreme, të cilat francezi donte t'i mohonte. "Drogat e mia të vetme: besimi, puna dhe fitorja", shkroi ai në Instagram. Maignan i referohet të gjithë atyre që dyshonin se kishte diçka përtej atij dëmtimi të mallkuar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI