Flash

“Luaj falas për të, e do edhe shtëpinë?”: Ibrahimovic e batuta epike për rinovimin e Leaos

Lapsi.al 27 February 2023
“Luaj falas për të, e do edhe shtëpinë?”:
Zlatan Ibrahimovic i dërgon një mesazh Rafael Leaos në fund të ndeshjes Milan-Atalanta, në lidhje me rinovimin e portugezit. Pas një mungese të gjatë, Zlatan është rikthyer në fushë në minutën e 74' të ndeshjes në San Siro. Falë hyrjes së tij, suedezi është bërë lojtari më i vjetër që shkel barin e një fushe të Serie A. Ibrahimovic ka munguar në fushë që nga ndeshja kundër Sassuolos vitin e kaluar që vulosi fitoren e titullit. Brohoritja e San Siros kur sulmuesi hyri në lojë e bën të qartë se sa shumë interesohen tifozët edhe vetëm për praninë e suedezit. Zlatan është simboli i vërtetë i Djallit kampion Italie dhe në përgjithësi i Milanit të Piolit. Në fund të ndeshjes, sulmuesi u ndal te mikrofonat e DAZN. Ai komentoi aspekte të ndryshme të rikthimit të tij në fushë, mbi të gjitha ndjesitë e tij: “Ndihem mirë, kishte një vit e dy muaj që nuk ndihesha kështu. Sonte u ndjeva i lirë të luaja futboll. Dhe janë ata, tifozët, që i bëra të kërcenin në San Siro, që më japin forcën për të vazhduar”. Lexo më tej:Video/ Pas 280 ditësh rikthehet Ibrahimovic: Milan likuidon Atalantën e merr vendin e dytë

PREMTIMI PËR RINOVIMIN E LEAO

Ibra foli më pas për rinovimin e Leaos, i bllokuar prej disa kohësh për shkak të kërkesave të stafit të portugezit: “E ula rrogën për të. Po luaj falas. Do edhe shtëpinë?”. Portugezi foli edhe në fund të ndeshjes për çështjen e rinovimit: “Ndihem mirë këtu në Milano, po flas me njerëzit që duhet të flasin. Unë nuk mund të flas tani. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”. Ndikimi i Ibrahimovic mund ta shtyjë Milanin drejt një fundi me rritje të sezonit, duke konsoliduar një vend në katër të parët. Sigurisht bashkë me përpjekjen për të ecur sa më shumë përpara në Champions League.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI