Flash

Ballkani i Hapur, Rama nga Mali i Zi: Në këtë nismë s’ka as kinezë as rusë

Lapsi.al 27 February 2023
Ballkani i Hapur, Rama nga Mali i Zi: Në këtë nismë

Në konferencën e përbashkët me gazetarët në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama tha se në nismën e Ballkanit të Hapur nuk ka “as kinezë dhe as rusë”.

Sipas tij, është nismë për të jetësuar parimet dhe objektivat e procesit të Berlinit, duke shtuar se kush do të shohë kinezë apo rusë në të, “nuk ka asnjë problem”.

“Mos kërkoni asnjë lloj dore të fshehtë në nismën e Ballkanit të Hapur, mos shihni as kinë, as rusë, madje as gjermanë. Është nismë e jona për të jetësuar parimet dhe objektivat e procesit të Berlinit. Kur ishim në samitin e Berlinit, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, rifirmosën gjëra që kishin firmosur më parë. Nuk pashë asnjë marrëveshje që nuk kishim firmosur më parë në Ballkanin e Hapur.

Është thjeshtë kalimi nga një ditë ku vjen kancelari dhe bëhet një diskutim mbi ku jemi dhe ku duam të shkojmë. Kush do të shohë kinezë dhe rusë, është i lirë t’i shohë, nuk ka asnjë problem”, tha Rama.

Rama ka folur po ashtu edhe për çështjen e hidrocentraleve në vendin tonë, duke shtuar se ka qenë qeveria e tij që ka ngritur çështjen e mbrojtjes së Vjosës.

“Ne jemi gjendur para faktit të kryer dhe kemi bllokuar të tretin, por nuk e di sa ju ngushëlloj, kemi trashëguar të njëjtën situatë, duke filluar nga lumi i Valbonës. Mundëm të bllokojmë të gjithë të tjerët por jo atë që ishte gati në përfundim. Duke vazhduar me Vjosën. Ndërkohë e dini sa shumë zhurmë është bërë për këtë. Ndërkohë që ne jemi e para qeveri që ngritëm çështjen e mbrojtjes së Vjosës dhe nuk pritëm të vini nga europa dhe të na thonin ‘është lumi i fundit i egër në Europë’.

Po pse mbeti ky i fundit i egër i Europës? Se ata i zbutën të tyret dhe i kthyen nga tigra në mace shpie, ne na mbeti tigri në derë dhe ne kemi marrë masa që Vjosa të shpallet park kombëtar. Këto hidrocentralet, dy i kemi peshqesh nga e shkuara, por përballohen me Ballkan të Hapur. Kemi ngritur dhe grupet e punës, s’dua të ndërhyjë, se thonë nëse nuk do të zgjidhësh një problem, ngre një grup pune”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI