Flash

Arrestohet shoferi i autobusit që aksidentoi 9 makina në Tiranë

Lapsi.al 27 February 2023
Arrestohet shoferi i autobusit që aksidentoi 9 makina në Tiranë

Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka konfirmoi se shoferi i autobusit të Unazës që u përfshi paraditen e kësaj të hëne në aksidentin masiv, është arrestuar.

“E kemi versionin, për ne është shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i autobusit, i cili është arrestuar nga policia. Është vendosur masa e arrestit në kushtet e flagrancës për drejtuesin e autobusit. Pra aktualisht që flasim, ai është i dyshuar si shkaktar i aksidentit rrugor.

Dhe ka dyshime të arsyeshme për shkelje që janë të dukshme. Pastaj, hipotezat se shkelja e rregullave ka ardhur si pasojë e patologjisë fizike që ai pretendon, apo amnezës mjekësore për të cilën ne nuk kemi dijeni, apo si rezultat i një gabimi tjetër…”, tha Gjoka në emisionin "Opinion". 

10 automjete u përfshinë në një aksident të pazakontë paraditen e kësaj në Tiranë. Për shkaqe ende të paqarta, shoferi i linjës së autobusit doli nga korsia e tij, duke marrë para disa automjete. Vetë shoferi është shprehur se nuk ka qenë i vetëdijshëm dhe se nuk e mban mend sesi ka ndodhur ngjarja.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI