Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Në portë është katastrofë, po Leotta ka parë tjetër gjë te Karius: "Forca jote më bëri të dashurohesha me ty"

Lapsi.al 26 February 2023
Në portë është katastrofë, po Leotta ka parë

Një letër e vërtetë dashurie. Fjalë mbështetëse gjithmonë dhe sidoqoftë, kujtime që zbulojnë shumë. Diletta Leotta i shkroi Loris Karius disa orë para finales së Carabao Cup mes Neëcastle dhe Manchester United. Një ndeshje speciale për portierin, që prej muajsh është i lidhur me prezantuesen dhe imazhin femëror të Dazn. Ndeshja e tij e fundit daton dy vite më parë, tani, falë një sërë rrethanash pak a shumë të rastësishme, rikthehet mes shtyllave.

The Athletic u kërkoi të afërmve dhe miqve të finalistëve që të japin disa mendime dhe Leotta i ka shkruar Karius. Gjermani do të jetë sot në Wembley dhe Diletta Leotta gjithashtu. Në tekstin e letrës, prezantuesja bën referenca të qarta për finalen e Ligës së Kampionëve 2018 mes Liverpool dhe Real Madrid. Atëherë dy gabime të portierit i kushtuan shumë Reds dhe, në fakt, i ndërprenë karrierën Karius.

LETRA

“I dashur Loris, do të doja ta shkruaja këtë letër nesër, ose pas ndeshjes. Asaj që të kthen në fushë pas këtyre dy viteve të pafundme, të dhimbshëm dhe të pabesueshëm. Në këtë moment unë resht së qeni Diletta që ti njeh dhe, si në Këngën e Krishtlindjes nga Charles Dickens, vesh rrobat e 'fantazmës së së kaluarës' për të të bërë të kthehesh dhe të kuptosh rrugëb që kë bërë deri këtu. Ditët e kaluara duke besuar në ëndrrën tënde, duke e dashur, duke e mbajtur në duar deri sa ta kapësh. E pastaj duke e parë brutalisht të të rrëmbehet. Netët e trishta, nyja në fyt dhe mendimet e këqija pas atij gabimi që të mbajti për dy vjet larg konkurrencës. Por jo nga ty pasioni më i madh. Ajo fushë e gjelbër që bën miliona fëmijë të ëndërrojnë çdo ditë.

Falë skuadrës tënde dhe forcës që i keni transmetuar njëri-tjetrit. Sigurisht që nuk e mohojmë, goditja ishte e rëndë, megjithatë ti më mësove, jeta është 10% ajo që të ndodh e 90% mënyra se si vendos të reagosh. E ti vendose të ndërtosh të ardhmen tënde duke përqafuar ndryshimin. Duke punuar edhe më shumë për të qenë përsëri atje, për të qenë në ballë, edhe një herë. Krenare për ty.

Kjo është arsyeja pse që në momentin e parë që u takuam, para së gjithash admirova forcën dhe guximin tënd. Më tregove për rrugëtimin tënd të gjatë të rilindjes. E forca me të cilën beson se kush je, më bëri të dashurohem me ty. Ndonjëherë një hap mbrapa ndihmon për të bërë një vrapim më të mirë dhe jam i sigurt që kjo garë do të të çojë ty dhe ekipin drejt fluturimit. Askush nuk e meriton kështu. Si fëmijë i kam dashur gjithmonë përrallat. E mezi pres të lexoj këtë me fund të lumtur. Me dashuri, Diletta”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI