Flash

Humbi jetën në Kroaci, 41-vjeçari shqiptar pjesë e Forcave të Armatosura

Lapsi.al 26 February 2023
Humbi jetën në Kroaci, 41-vjeçari shqiptar pjesë e Forcave

Gazmir Korbi, i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Kroaci, ishte pjesë e komandës së Forcës Ajrore. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Në një postim në Facebook, Peleshi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Korbit.

“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!”, shkruan Peleshi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën A1 në Kroaci, ku autobusi u përmbys në pjesën anësore të rrugës. 41-vjeçari humbi jetën ndërsa mbetën të plagosur disa pasagjerë të tjerë. Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 minuta të së shtunës. I plagosur mbeti edhe shoferi shqiptar i autobusit, një 58-vjeçar i identifikuar si Adem Rexha.

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda tregoi në një intervistë për Euronews Albania se 5 persona janë duke u trajtuar në terapi intensive në qytetin Karlovac. Ai tha se 4 të tjerë po marrin mjekim në spitalin e qytetit Ogulin.

“Unë isha vetë atje, u takova me mjekët, madje dhe vetë të lënduarit, bisedova me ta. Të lënduarit të cilët janë shtruar në spitalin e Karlovacit, komunikova ishin të vetëdijshëm të pestë, kuptohet kanë fraktura, kanë dëmtime, por sipas mjekëve të pestë personat janë jashtë rrezikut për jetën,” – u shpreh Poda.

Ai tha se koha ka qenë shumë e keqe dhe organet përkatëse ende nuk janë prononcuar në një deklaratë zyrtare për të vendosur fajin. “Shkaku ka qenë koha shumë e keqe, sidomos në pjesën ku ka ndodhur aksidenti,” – u shpreh Poda. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI