Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Gianni Infantino tallet keq në Karnevalet e Frankfurtit: me pantallona të ulura e pas tij... një sheik

Lapsi.al 26 February 2023
Gianni Infantino tallet keq në Karnevalet e Frankfurtit: me pantallona
Gianni Infantino mbetet në qendër të kritikave pas organizimit të Kupës së Botës në Katar. Një zgjedhje e diskutueshme e cila u pasua me qëndrime dhe deklarata që nuk gjetën konsensus nga shumë anë. Humbjet e jetës të shumë punëtorëve që synonin ndërtimin e stadiumeve, ndalimet ndaj komuniteteve LGBT+ dhe shkelja e të drejtave të njeriut nga vendi pritës reduktuan konsensusin ndaj kreut të FIFA-s. Në Gjermani, pikërisht në Frankfurt, u organizua parada e makinave alegorike për Karnavalet. Mes të shumtëve që parakaluan ishte një që nuk kaloi pa u vënë re. Statuja e Gianni Infantino-s me pantallonat ulur dhe i përkulur përpara: pas tij një sheik i Katarit. Një skenë, ose më mirë një makinë alegorike, me një mesazh shumë të fortë. Nënkuptimi është se FIFA i është përkulur fuqisë së "perëndisë para" të arabëve.

FRAZAT E PAPËLQYERA

“Kupa e botës më e mirë ndonjëherë”. E pastaj “për atë që ne evropianët kemi bërë në tre mijë vjet, duhet të kërkojmë falje për tre mijë vitet e ardhshme”. Këto janë vetëm disa nga frazat që nuk i kanë pëlqyer tifozëve. Mbi të gjitha kombëtarja gjermane kishte mbajtur qëndrim kundër diskriminimit ndaj komunitetit LGBT+ dhe ndaj grave. Fotoja e lojtarëve që mbuluan gojën është emblematike. Kohë të vështira për Gianni Infantino.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI