Flash

Aksidentohet autobusi në Austri, 1 viktimë dhe 32 të plagosur

Lapsi.al 26 February 2023
Aksidentohet autobusi në Austri, 1 viktimë dhe 32 të plagosur

1 person humbi jetën dhe 32 të tjerë u plagosën në një aksident në veriperëndim të Austrisë. Ata ishin  duke u kthyer me autobus nga një festë. Viktima ishte një 31-vjeçar. Autobusi po udhëtonte nga Bavaria e Poshtme në Gjermani në drejtim të Schladming, rreth 100 kilometra në juglindje të Salzburgut.

Automjeti u rrotullua disa herë dhe u ndal në rrëzë argjinaturës së një ndërtese kompanie. Dy persona, mes tyre edhe drejtuesi i autobusit 51-vjeçar, kanë mbetur të plagosur rëndë. Një automjet tjetër që udhëtonte pas tyre dha ndihmën e parë derisa në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit. 

Baza e Kryqit të Kuq dhe të zjarrfikësve nuk ishte shumë larg, kështu që brenda 10 minutave në vendngjarje ishin më shumë se 160 punonjës të shpëtimit.

"Për ne, problemi ishte se autobusi ra nën çatinë e një garazhi" - tha Norbert Pichler, Menaxher Operacional me Kryqin e Kuq.

"Në koordinim me zjarrfikësit ne u përpoqëm të shpëtonim personat e bllokuar. Të tjerët që ishin jashtë u sollën në një vend të ngrohtë  ku pritën derisa të transportoheshin" - shtoi ai.

Hetimet për shkaqet e sakta të aksidentit janë ende në vijim. Shoferi i autobusit nuk mund të merret ende në pyetje për shkak të plagëve të rënda. /LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr masiv në Fier, favorizohet nga era

Një zjarr masiv është regjistruar ditën e sotme në kodrat e Gjorgozit pranë qytetit të Fierit, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur rreth orës 19:00 ditën e djes...

15:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI