Flash

Aksidentimi i autobusit në Kroaci, identifikohen disa nga shqiptarët e plagøsur

Lapsi.al 26 February 2023
Aksidentimi i autobusit në Kroaci, identifikohen disa nga shqiptarët e

Zbardhen emrat e disa prej personave që mbetën të plagosur pas aksidentimit të autobusit shqiptar në Kroaci. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës në autostradën A1 që shkon për në Zagreb. Siç rraptojnë dhe mediat kroate, në aksidentin tragjik një shqiptar humbi jetën dhe 9 të tjerë u plagosën. Mes personave të identifikuar janë një prej shoferëve, Adem Rexha, që mbeti i plagosur si dhe dy pasagjerët Armand Shaba dhe Ylli Muça.

Ndërkohë, personat e plagosur po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.

Unioni Shqiptar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë kanë dhënë detaje rreth të plagosurve, ku kanë identifikuar shoferin dhe dy shqiptarë të tjetër.

“Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus me targa shqiptare është përmbysur dhe raportohet për disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.

Personat e lënduar po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin. Unioni Shqipëtar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë po e percjellin ngjarjen prej afër, po gjinden pranë personave të lënduar nëpër spitale dhe janë në dispozicion të të lenduarëve në çdo moment.”, thuhet në njoftimin e Unionit të Shqiptarëve të Republikës së Kroacisë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI