Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Moti i keq, ndalohet lundrimi në Vlorë

Lapsi.al 25 February 2023
Moti i keq, ndalohet lundrimi në Vlorë

Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese gjatë datave 25 dhe 26 shkurt për shkak se pritet përkeqësimi i motit.

Në njoftimin e publikuar sot thuhet se parashikohet përkeqësimi i situatës hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 25 - 26 shkurt 2023 duke filluar nga ora 22:00 e 24 shkurtit 2023 në drejtimin jug-juglindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

Si rrjedhim, është ndaluar nisja gjatë datave 25 - 26 shkurt për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijet e peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, kurse ato brenda Gjirit të Vlorës, duhet të marrin masat për sigurinë e tyre.

Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 25-26 shkurt 2023.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në Gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 27 shkurt 2023, ora 6:00.

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, një i plagosur

Një aksident i fortë ka ndodhur në Lushnjë, në rrugën rurale tek kthesa e Grabjanit - Tre urat. Një automjet Volkswagen me targa AB949 BZ është përplasur me një...

12:21

Tiranë, makina merr flakë në lëvizje

Një automjet ka marrë flakë mëngjesin e të shtunës në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë asaj që njihet si rrethrrotullimi i TEG-ut. Nga fotot e siguruara nga Pano...

09:09

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI