Flash

Meta prezanton kandidatin në Kukës: Rama ishte kundër Rrugës së Kombit

Lapsi.al 25 February 2023
Meta prezanton kandidatin në Kukës: Rama ishte kundër Rrugës

Ilir Meta ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 14 majit në Kukës, ku ka prezantuar kandidatin e Foltores së Sali Berishës. Pas Luçiano Boçit në Elbasan, dhe Arjan Hoxhës në Kamëz, nën flamurin e Partisë së Lirisë, Meta kërkoi sot votën e Kuksianëve për Admir Sinamatin.

“Një falënderim Berishës për rrugën, këtë investim madhor në një kohë të vështirë.

Mbaj mend atëherë që Rama ishte kundër rrugës se kishte hall se do të kushtonte dhe se ishte e panevojshme” tha Meta ndërsa theksoi se ka ardhur koha e ndryshimit të madh.

“Admir Sinamati është një shpresë e madhe për Kukësin, që mendimi i intelektualëve, ekspertëve që mendjen e kanë këtu ku janë lindur, t’i japim Kukësit atë vend që meriton.

Të gjithë kemi një borxh ndaj Kukësit. Ndaj është koha e një ndryshimi të madh, është një ndryshim i vonuar, por nuk duan të bëj analizën e të kaluarës sepse kemi vetëm 80 ditë përpara”, vijoi Meta.

Të këshilluara

Moti i keq, ndalohet lundrimi në Vlorë

Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese gjatë datave 25 dhe 26 shkurt për shkak se pritet përkeqësimi i motit. Në njoftimin ...

12:23

Aksident në Lushnje, një i plagosur

Një aksident i fortë ka ndodhur në Lushnjë, në rrugën rurale tek kthesa e Grabjanit - Tre urat. Një automjet Volkswagen me targa AB949 BZ është përplasur me një...

12:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI